Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me makinë – bombë, së paku 14 të vrarë


Punëtorët e pastrojnë vendin e shpërthimit të makinës - bombë në Bagdad
Punëtorët e pastrojnë vendin e shpërthimit të makinës - bombë në Bagdad

Nga një sulm me makinë – bombë më kryeqytetin Bagdad në Irak, janë vrarë së paku 14 vetë, ndërsa janë plagosur më se 30 të tjerë.

Policia tha se automobili ka eksploduar mbrëmë në një rrugë komerciale të ngarkuar në lagjen lindore shiite, Sadr City.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme vetëvrasëse me bomba në Bagdad.

Forcat irakiane dhe kurde, të mbështetura nga aeroplanët luftarakë amerikanë dhe francezë, po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik, që gjatë muajve të fundit kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

XS
SM
MD
LG