India ka vendosur me sukeses satelitin e saj në orbitën përreth Marsit.
Sateliti Mangalyaan do të studiojë atmosferën përreth Planetit të Kuq.
Me këtë veprim, India hyn në klubin elitë të ekploruesve të Marsit, i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Agjencinë Evropiane të Hapësirës dhe ish-Bashkimin Sovjetik.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se “historia është krijuar sot”.
India është po ashtu krenare që këtë mision e ka zhvilluar me teknologjinë e brendshme dhe me një çmim prej 75 milionë dollarësh.