Ndërlidhjet

Obama: Të shkatërrohet “rrjeti i vdekjes”


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë forcat e koalicionit, të udhëhequra nga SHBA-ja, për të shkatërruar militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Ai e ka quajtur këtë grup “rrjet të vdekjes”.

“Nuk mund të ketë arsye dhe as negociata me këtë sinonim të së keqes. Gjuha e vetme e kuptueshme nga vrasësit është gjuha e forcës", ka thënë Obama.

Presidenti amerikan u ka bërë thirrje komuniteteve myslimane që të refuzojnë “në mënyrë të qartë dhe me forcë” ideologjinë e grupit.

Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë streha të sigurta për terroristët dhe nuk do t’i lejojnë ata që të veprojnë si forcë pushtuese.

Ai po ashtu ka shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë dhe nuk do jetë kurrë në luftë me Islamin.

XS
SM
MD
LG