Ndërlidhjet

Hoxhaj e Zhbogar flasin për angazhimet e Kosovës


Prishtinë, 24 shtator 2014.
Prishtinë, 24 shtator 2014.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Në një njoftim të MPJ-së thuhet se Hoxhaj ka folur për proceset integruese evropiane të Kosovës, duke u ndalur te nevoja e përmbylljes sa më të shpejtë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Dy zyrtarët kanë biseduar edhe për vendimet e fundit të Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet ndërkombëtare.

“Angazhimet e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës sa u përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe aleancës së përbashkët botërore ndaj ISIS-it, janë dëshmi e qasjes proaktive dhe dinamike në politikën e jashtme kosovare”, ka thënë Hoxhaj.

Zhbogar, në anën tjetër, ka premtuar përkrahjen e mëtutjeshme të BE-së për Kosovën.

XS
SM
MD
LG