Ndërlidhjet

Obama takon kryeministrin e Irakut


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka lavdëruar “vizionin politik” të kryeministrit të Irakut, Haidar al-Abadi.

Dy liderët janë takuar për herë të parë në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Obama ka thënë se Abadi ka rritur pëlqimin te populli i Irakut, prejse ka marrë detyrën këtë muaj.

Abadi, në anën tjetër, u ka bërë thirrje partnerëve të Irakut që të ndihmojnë forcat e armatosura të Irakut, të cilat janë duke luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Ai po ashtu ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për respektimin e integritetit territorial të Irakut derisa kryejnë operacione ushtarake kundër Shtetit Islamik në vendin e tij.

XS
SM
MD
LG