Ndërlidhjet

Studiuesit mysliman: IS po vepron kundër Islamit


Ilustrim
Ilustrim

Më shumë se njëqind studiues myslimanë dhe udhëheqës nga e gjithë bota i kanë dërguar një letër të hapur udhëheqësit të Shtetit Islam (IS), Ebu Bekr el-Bagdadi, duke i thënë atij se përdorimi i grupit të tij, si shenjë e islamit është i paligjshëm dhe i çoroditur.

Dokumenti, i publikuar më 24 shtator, thotë se veeprimet e militantëve të IS, si maltretimet, skllavëria, konvertimet e dhunshme, mohimi i të drejtave të fëmijëve dhe grave, dhe vrasja e të pafajshmëve, janë të ndaluara nga Islami.

Letra thekson se pretendimet e udhëheqësit Bagdad, për një kalifatit që përfshin Sirinë lindore dhe Iraku perëndimor janë të pavlefshme. Ata dënojnë IS-in për thirrje të xhihadit.

Kjo letër u publikua, të njëjtën ditë, kur e dha fjalimin e tij edhe presidenti amerikan, Barack Obama, më 24 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjatë së cilës ai dënoi ekstremistët që po manipulojnë në emër të Islamit.

XS
SM
MD
LG