Ndërlidhjet

Gazetari lirohet nga piratët në Somali, pas 2 vjet e gjysmë


Ilustrim
Ilustrim

Një gazetar amerikano-gjerman, është liruar pas më shumë se dy vjetësh, që është mbajtur peng nga piratët në Somali.

Se si ka ardhur deri tek lirimi i tij, si po ndjehet dhe çfarë ka përjetuar, gazetari ka thënë që për momentin nuk mund të flasë, për shkak se duhet të shërohet.

“Jam i sigurt, por jo mirë me shëndet. Më duhet kohë që të shërohem, të qëndrojë me familjen time. Më pas do të tregojë për atë që kam përjetuar”, ka thënë gazetari, Michael Scott Moore, i cili ka punuar për magazinën gjermane, Der Spiegel.

Moore, 45 vjeç, i cili ka nënshtetësi gjermane dhe amerikane, është liruar të martën nga piratët në Somali.

XS
SM
MD
LG