Ndërlidhjet

Poroshenko: Pjesa më e rrezikshme e konfliktit ka kaluar


Petro Poroshenko gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Kiev
Petro Poroshenko gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Kiev

Presidetni i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka paraqitur sot planin e gjërë të reformave, të cilat do të mundësojnë që Ukraina të kërkoj anëtarësim në Bashkimin Evropian, brenda gjashtë viteve.

Duke folur në një koferencë për gazetarë në Kiev, Poroshenko, po ashtu, tha se marrëveshja e tij paqësore me separatistët prorusë nënkupton se pjesa “më e rrezikshme” e konfliktit pesëmujor ka përfunduar.

Poroshenko tha se plani i reformave, i quajtur “Strategjia 2020”, përfshinë afro 60 programe reformuese sociale dhe ekonomike.

Në këtë aspket, ai e ka veçuar çrrënjosjen e korrupsionit dhe decentralizimin e strukturave të autoritetit, pastaj reformën e sistemit të taksave dhe të agjencive për siguri dhe zbatimin e ligjit, krijimin e pavarësisë energjetike, e të tjera.

Presidenti Poroshenko tha se e vetmja alternativë e Ukrainës ndaj “reformave ambicioze” është “të mbetet e vetmuar me Rusinë”.

XS
SM
MD
LG