Ndërlidhjet

Francë: Shtohet mbështetja për opozitën në Siri


Pamje nga Parisi
Pamje nga Parisi

Franca thotë se do ta shtoj mbështetjen për forcat opozitare në Siri, që luftojnë kundër grupeve islamike.

Presidenca e Francës ka njoftuar sot, pas takimit të Këshillit të Mbrojtjes, se Parisi, po ashtu, është i gatshëm t’i mbështesë të gjitha shtetet, që kërkojnë mbështetje për luftimin e terrorizmit.

Është thënë se do të shtohet siguria në transportin në vendet publike, pasi militantët algjerianë, të ndërlidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik, e kanë publikuar një video ku shihet vrasja me prerje koke e një turisti francez, i cili ishte rrëmbyer në Algjeri.

Grupi militant, Jund al-Khalifa, i ka dhënë Francës ultimatum për t’i ndalur sulmet ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Irak.

Por, sot më herët gjatë ditës, Franca tha se e ka ndërmarrë një rund të ri të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Franca i është bashkuar fushatës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për sulmet ajrore në Irak, por Parisi aktualisht është i përmbajtur për të ndërmarrë sulme të tilla në Siri.

XS
SM
MD
LG