Ndërlidhjet

Norvegji: Avokati rus e fitoi çmimin për të drejta të njeriut


Avokati Pavel Chikov
Avokati Pavel Chikov

Një fondacion për të drejtat e njeriut në Norvegji e ka nderuar me çmimin vjetor një avokat rus dhe grupin juridik që e kryeson ai, për punën në mbrojtjen e të drejtës për gjykim korrekt.

Fondacioni Rafto ka njoftuar sot se avokati Pavel Chikov, 36 vjeçar, dhe grupi Agora, janë zgjedhur për shkak se i kanë ndihmuar aktivistët, blogerët, gazetarët dhe OJQ-të, kundër aksioneve të paligjshme të agjencive qeveritare ruse.

Çmimi i Fondacionit Rafto jepet çdo vit, prej vitit 1987, ndërsa shuma e të hollave prej 20 mijë dollarësh, fituesve u jepet në muajin nëntor në qytetin perëndimor norvegjez, Bergen.

Por, grupi Agora thotë se nuk e pranon çmimin pasi ai do ta rrezikonte statusin e saj juridik në Rusi, ku OJQ-të, që marrin mbështetje financiare nga jashtë, zyrtarisht regjistrohen si “agjentë të jashtëm” dhe u kërcënohet mbyllja.

XS
SM
MD
LG