Ndërlidhjet

Poroshenko dhe Putin biseduan për mundësinë e takimit


Vladimir Putin (majtas) dhe Petro Poroshenko
Vladimir Putin (majtas) dhe Petro Poroshenko

Një zyrtar i lartë i Kremlinit tha se presidenti i Rusisë, Vlëadimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë biseduar me telefon lidhur me mundësinë e një takimi ndërmjet tyre.

Yury Ushakov, këshilltar i Putinit, u tha mbrëmë reporterëve në Moskë se Putin dhe Poroshenko “bisedojnë me telefon për kontaktin personal në format bilateral ose ndërkombëtar”, me pjesëmarrjen e kancelares gjermane dhe presidentit francez.

Por, burime nga qeveria gjermane i kanë thënë agjencisë Reuters se nuk ka plane për takim të liderëve ukrainas, gjermanë, francezë dhe rusë.

Ukraina dhe vendet perëndimore e akuzojnë Rusinë se dërgon trupa dhe armatim për separatistët në pjesën lindore të Ukrianës. Moska i ka hedhur poshtë akuzat e tilla.

XS
SM
MD
LG