Ndërlidhjet

Skoci: Aeroplani i Polonisë ateroi me emergjencë


Ilustrim
Ilustrim

Një aeroplan i tipit Boeing 787 Dreamliner i kompanisë ajrore polake LOT, e ka bërë sot një aterim emergjent në aeroportin në Glasgou të Skocisë.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Zëdhënësi i aeroportit, Brian McClean, tha se fluturimi nga Çikagoja për në Varshavë, me 248 njerëz në aeroplan, ka ateruar i sigurt.

Ai tha se aterimi është bërë pas kërkesës së kapitenit të aeroplanit për shkak të “çështjes teknike”.

Zyrtarët thanë se nuk është raportuar për ndonjë zjarr, kështu që aeroplani ka lëvizur deri në ndërtesën kryesore të aeorportit.

Përfaqësues të kompanisë LOT kanë thënë se të gjithë udhëtarët mbeten në aeroplan, derisa teknikët ta bëjnë kontrollin e tij.

XS
SM
MD
LG