Ndërlidhjet

Afganistan: Ashraf Ghani ka fituar 55% të votave


Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani pas nënshkrimit për ndarjen e pushtetit në Afganistan
Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani pas nënshkrimit për ndarjen e pushtetit në Afganistan

Komisioni i Pavarur i Zgjedhor i Afganistanit ka konfirmuar sot se Ashraf Ghani ka fituar në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kontestuara, pasi ka fituar më se 55.27% të votave.

Komisioni e ka shpallur fitues zotin Ghani, më herët këtë muaj, po e publikuar shifrat, meqë ka pasur shqetësime se akuzat për vjedhje zgjedhore mund të shkaktojnë dhunë.

Si Ashraf Ghani, ashtu edhe rivali i tij, Abdullah Abdullah, kishin pretenduar fitore në votimet e rrehtit të dytë më 14 qershor, meqë ka pasur akuza të gjëra për vjedhje.

Ky mospajtim ka shkaktuar rinumërim të votave me mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Por, pastaj me ndërmjetësimin e Shteteve të bashkuara, është arritur marrëveshja ndërmjet dy rivalëve për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar, sipas së cilës Ghani bëhet president, ndërsa Abdullah do ta ketë praktikisht rolin e kryeministrit.

XS
SM
MD
LG