Ndërlidhjet

Për një javë, talibanët vrasin 100 afganë


Ilustrim
Ilustrim

Derisa po afrohet tërheqja e trupave të forcave të NATO-s, nga Afganistani, situata atje vetëm sa vjen e përkeqësohet.

Vetëm gjatë javës së kaluar, militantët talibanë, kanë vrarë 100 civilë, prej të cilëve 12-ve, u kanë prerë kokat, ka treguar një zyrtarë shtetëror atje.

“Militantët talibanë, kanë hequr kokën e 12 personave, kurse për numrin e saktë të të vrarëve nuk dihet, por ajo që ne kemi identifikuar, është rreth 100 për vetëm brenda javës së kaluar”, ka treguar ky zyrtar.

Në fund të këtij viti, forcat e NATO-s, do të tërhiqen nga Afganistani, por edhe për një vit pas, aty do të qëndrojnë 12 mijë ushtarë të kësaj aleance, roli i të cilëve do të jetë që të ushtrojnë dhe ndihmojnë forcat qeveritare afgane, për t’i luftuar talibanët.

XS
SM
MD
LG