Ndërlidhjet

SHBA pret Ghani të nënshkruajë marrëveshjen e sigurisë


Josh Earnest
Josh Earnest

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin që presidenti i zgjedhur i Afganistanit të nënshkruajë Marrëveshjen Dypalëshe të Sigurisë, pas inaugurimit të tij javën e ardhshme.

“Ashraf Ghani do të marrë detyrën më 29 shtator dhe ne presim që ai të nënshkruajë marrëveshjen menjëherë pas kësaj”, ka thënë Earnest.

Marrëveshja siguron bazën ligjore për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të huaj që të mbajnë disa trupa në Afganistan pas përfundimit të këtij viti.

Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai, ka refuzuar ta nënshkruajë atë.

Earnest ka thënë se marrëveshja “është qartazi në interes të popullit afgan”.

XS
SM
MD
LG