Ndërlidhjet

OBSH: Mbi 3,000 të vdekur nga Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga Ebola në Afrikën perëndimore ka kaluar 3,000.

Shifrat e fundit po ashtu thonë se mbi 6,500 njerëz janë të infektuar në rajon.

Liberia është vendi i goditur më së keqi, me rreth 1,830 vdekje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka cilësuar këtë shpërthim të sëmundjes si “kërcënim për sigurinë globale”.

Disa studime paralajmërojnë se numri i të infektuave me Ebola mund të arrijë në 20,000 në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG