Ndërlidhjet

Mbahet me sukses gay-parada në Beograd


Beograd, 28 shtator 2014.
Beograd, 28 shtator 2014.

Nën masa të rrepta të sigurisë dhe me disa incidente të vogla, në Beograd është mbajtur Parada e parë e Homoseksualëve qysh në vitin 2010.

Rreth 1,000 aktivistë, në mesin e tyre kryetari i Beogradit, politikanë nga qeveria dhe opozita, diplomatë dhe fytyra të tjera publike, kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit serb.

Për shkak të kërcënimeve nga grupet e ekstremit të djathtë, mijëra policë, njësite speciale dhe automjete të blinduara kanë qenë në gjendje gatishmërie.

Korrespondentët e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë kanë raportuar se dy grupe ekstremiste kanë bërë përpjekje të pengojnë Paradën, por ato janë ndaluar nga policia.

Parada në Beograd është ndaluar gjatë tre vjetëve të fundit, pasi nacionalistët e vijës së ashpër kanë sulmuar marshuesit dhe janë përleshur me policinë në paradën e 2010-ës, duke lënë të plagosur së paku 150 njerëz.

XS
SM
MD
LG