Ndërlidhjet

Lavrov: Koha për rivendosje marrëdhëniesh me SHBA-në


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se është koha për "rivendosjen e dytë" të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka fajësuar administratën Obama për gjendjen e tyre të dobët.

Lavrov, i cili ka qenë ministër edhe për “rivendosjen” e 2010-ës, ka thënë se administrata aktuale e SHBA-së “ka shkatërruar shumë struktura të bashkëpunimit”.

“Është absolutisht në interesat tonë që të normalizojmë marrëdhëniet, por ne nuk i kemi prishur ato”, ka thënë Lavrov për një televizion rus.

Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr këtë vit sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars dhe qysh atëherë është akuzuar për nxitje të përleshjeve të përgjakshme në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk.

Moska po ashtu ka dallime të mëdha në qëndrime me SHBA-në dhe aleatët e saj perëndimorë sa i përket konfliktit në Siri.

XS
SM
MD
LG