Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, pasi ka dorëzuar ankesën në gjykatë, sot më 29 shtator, ai ka thënë se nuk e pranon kërkesën e Presidentit të Katalisë, Artur Mas, për mbajtjen e një referendumi, pasi sipas tij, ajo është ‘ilegale’.
Rajoy, thotë se referendumi e ndan Katalinë dhe e tjetërson atë nga Evropa dhe pjesa tjetër e Spanjës.
Katalonia, një rajon me 7.5 milion popullsi, është fuqia ekonomike e Spanjës dhe përbën rreth 20 për qind të ekonomisë spanjolle.
Me gjuhën dhe kulturën e tyre, shumë qytetarë të Katalisë, ndjehen të neglizhuar nga qeveria në Madrid. Ata thonë se nuk marrin sa duhet në këmbim të taksave që ata dërgojnë në qeverinë spanjolle.