Ndërlidhjet

Myslimanëve taxhik u ndalohet të kritikojnë qeverinë


Rahmatillo Zoirov, udhëheqës i Organizatës Joqeveritare, 'Konsorciumi Gjyqësor' në Taxhikistan
Rahmatillo Zoirov, udhëheqës i Organizatës Joqeveritare, 'Konsorciumi Gjyqësor' në Taxhikistan

Organizatat joqeveritare taxhike dhe gazetarët e pavarur, kanë shprehur shqetësim ndaj një fatva në Taxhikistan (dekret fetar islamik), Këshilli i të cilëve po i ndalon myslimanët që të bashkëpunojnë me media dhe të kritikojnë qeverinë.

Kjo fatva thotë se ‘është mëkat i madh’ nëse myslimanët bëjnë çfarëdo aktivitete antiqeveritare dhe nëse bashkëpunojnë me media, policinë, apo organizata të tjera lokale apo të huaja, qëllimi i të cilëve është që të destabilizojnë Taxhikistanin.

Rahmatillo Zoirov, udhëheqës i një Organizatë Joqeveritare ‘Konsorciumi Gjyqësor’, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL), sot, se fatva është në kundërshtim me ligjet e vendit, pasi që Taxhikistani është shtet sekular, ka disa parti të regjistruara, dhe me Kushtetutë i garantohet secilit liria e shprehjes.

Marat Mamadshoev, kryeredaktor i ueb faqës ‘Catoday’, ka thënë për REL, se prokurorët taxhik duhet të ndërmarrim masa, apo të japin vlerësimet e veta mbi fatvanë.

XS
SM
MD
LG