Ndërlidhjet

EULEX mbështet punën e gjykatës speciale


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur gjatë ditës së sotme që të mandatojë misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, për të mbështetur rivendosjen e proceseve gjyqësore, të cilat do të pasojnë si rezultat i hetimeve të task-forcës speciale rreth akuzave të përfshira në raportin e Dick Martyt.

Raporti i ish-senatorit zviceran akuzon ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin tani në detyrë, Hashim Thaçi, për “krime lufte” dhe “trafikim organesh”.
Krijimin e një gjykate speciale për këto procese e ka sugjeruar prokurori kryesor i grupit hetues të Bashkimit Evropian, Clint Williamson.

Me vendimin e sotëm të BE-së, EULEX-i do të ketë mandat që të mbështesë proceset që mund të zhvillohen edhe jashtë territorit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG