Ndërlidhjet

Vjedhje të pikturave nga residenca e ish-presidentit ukrainas


Portreti i ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, në Muzeun e Artit në Kiev.
Portreti i ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, në Muzeun e Artit në Kiev.

Këshilli i Sigurimit Shtetëror të Bjellorusisë, ka arrestuar disa të dyshuar të cilat kanë tentuar të shesin piktura, që ata thonë se janë nga artistë të famshëm dhe që janë marrë nga residenca e ish-presidentit ukrainas, Viktor Janukovych.

Në një deklaratë , sot më 29 shator, Këshilli Shtetëror i Sigurisë, ka thënë se të dyshuarit kanë pasur për qëllim që të shesin piktura, që sipas tyre ishin të piktorëve Claude Monet, Vincent Van Gogh, Edvard Munch, Konstantin Yuon, dhe Wassily Kandinsky.

Të dyshuarit, shtetas bjellorus, kanë kërkuar 2.5 milion dollarë, për pesë pikturat.

Ekspertët po shikojnë nëse pikturat janë vërtetë të piktorëve të famshëm.

Hetuesit bjellorus, kanë gjetur mbi 100 ikona antike religjioze dhe piktura, nëpër shtëpi të dyshimta në këtë vend. Të dyshuarit janë arrestuar javën e kaluar.

Ish-presidenti, Yanukovych është larguar nga Ukraina, në shkurt pas protestave dhe tani jeton në Rusi.

XS
SM
MD
LG