Ndërlidhjet

Rusia fillon t’i përgjigjet sanksioneve amerikane


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Komisioni parlamentar rus, ka në plan që të bojkotoj takimin e Këshillit Biznesor, Ruso-Amerikanë, që do të mbahet në SHBA, muajin e ardhshëm.

Gazeta ditore ruse, "Izvestia" citon Vladimir Dzhabarov, kryetarin e Komisionit për punë të Jashtme në parlamentin rus, se takimi i caktuar për datën 14-15 tetor do të bojkotohet nga pala ruse.

Sipas tij, ky vendim është marrë, me rekomandim të Ministrit të Jashtëm rus.

Një gjë e tillë, vjen si përgjigjje ndaj Uashingtonit e cila ka vendosur sanksione mbi Rusinë, për shkak pjesëmarrjes së saj në konfliktin në Ukrainë.

Një anëtar tjetër i Komisionit, Igor Morozov, ka thënë se ligjvënësit rus, mund të refuzojnë për të përpiluar një grup bashkëpunues me parlamentin e Qipros, me arsyen se autoritetet atje kontrollohen nga SHBA-të.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, për shkak pjesëmarrjes së saj në konfliktin në Ukrainë.

Perëndimi e ka akuzuar Rusinë që po ndihmon militantët pro-rusë që po luftojnë me forcat Ukrainase.

SHBA, ka venosur sanksione ndaj bankave të mëdha ruse, firmave të mbrojtjes dhe energjisë.

Sanksione ndaj Rusisë, ka vendosur edhe Bashkimi Evropian.

Këto sanksione vijnë me gjithë armëpushimin e brishtë midis Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë

XS
SM
MD
LG