Ndërlidhjet

Putin viziton Serbinë më 16 tetor


Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq dhe ai rus, Vladimir Putin, gjatë takimit në Sochi, 24 maj 2013

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë konfirmimin zyrtar nga ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Serbinë më 16 tetor, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një takim me gazetarët në Beograd, Vuçiq ka thënë se me ambasadorin rus ka biseduar pjesërisht për programin e vizitës së presidentit rus.

Sipas këtij programi, mediat në Serbi citojnë kryeministrin serb të ketë thënë se presidenti rus do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq dhe do të marrë pjesë edhe në parakalimin e forcave ushtarake të Serbisë.

XS
SM
MD
LG