Ndërlidhjet

Rusi: 14 të vrarë nga sulmet ksenofobike


Një simbol i ksenofobisë në Moskë
Një simbol i ksenofobisë në Moskë

Një institut me seli në Moskë, i cili monitoron ksenofobinë dhe ekstremizmin, ka bërë të ditur se 14 persona janë vrarë dhe 77 janë plagosur nga sulmet etnike në gjithë Rusinë, qysh në fillim të këtij viti.

Sipas Qendrës për Informacion dhe Analiza Sova, 31 individë janë dënuar për sulme të motivuara nga urrejtja qysh më një janar.

Raporti nuk përfshin sulmet etnike apo racore në rajonin e Kaukazit Verior apo në Krime – rajonin ukrainas që është aneksuar nga Moska në muajin mars.

Viktima kryesore të sulmeve kanë qenë punëtorë migrantë nga Azia Qendrore dhe Kaukazi, si dhe pjesëtarë të pakicave seksuale.

Qendra Sova ka thënë se 20 persona janë vrarë në sulmet e motivuara etnikisht në Rusi, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG