Ndërlidhjet

Ban: Të respektohen parimet demokratike në H.Kong


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar të martën që të respektohen parimet demokratike në Hong Kong, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë, duke kërkuar më shumë liri dhe më pak ndërhyrje nga Pekini.

“Ai e kupton se kjo është një çështje e brendshme, por inkurajon të gjitha palët e përfshira që të tejkalojnë dallimet në atë mënyrë që është e qetë dhe që ruan parimet demokratike”, u ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, gazetarëve.

Protuestuesit në Hong Kong kanë dalë në rrugë qysh më 26 shtator, për të kundërshtuar planet e Kinës që kandidatët për udhëheqësin e ardhshëm të Hong Kongut të miratohen nga një komitet i veçantë.

Ditëve të fundit, ka pasur edhe përleshje midis policisë dhe protestuesve.

XS
SM
MD
LG