Ndërlidhjet

Obama e Modi flasin për ekonominë, sigurinë…


Uashington
Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, janë takuar në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjeve të sigurisë.

Modi u ka thënë gazetarëve se është pajtuar me Obamën për t’u konsultuar nga afër për çështjen e ndryshimeve klimatike dhe për energjinë civile bërthamore.

Ai po ashtu ka thënë se ka kërkuar mbështetjen e Obamës për lehtësimin e qasjes së kompanive indiane në tregun amerikan.

Siguria në Afganistan dhe lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik kanë qenë po ashtu tema të diskutimit në Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG