Ndërlidhjet

Protestuesit në Hong Kong kërkojnë demokraci


Hong Kong
Hong Kong

Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong, prapa barrikadave të policisë, janë duke bërë thirrje për dorëheqjen e liderit të rajonit, Leung Chun-ying.

Ata kanë bllokuar rrugët për ditë të tëra, duke kërkuar reforma demokratike, që do t’iu mundësonin votuesve të zgjedhnin udhëheqësin e Hong Kongut në zgjedhje direkte, më 2017.

Pekini ka vendosur muajin e kaluar që votuesit në Hong Kong të zgjedhin liderin e tyre, por kandidatët do të jenë të kufizuar në një listë që miratohet nga autoritetet kineze.

Protestuesit janë zotuar se do të zgjerojnë protestat derisa Leung të japë dorëheqje dhe udhëheqja kineze të vendosë për reforma të gjera zgjedhore.

Leung thotë se protestat janë të paligjshme.

XS
SM
MD
LG