Ndërlidhjet

Moska e fajëson Uashingtonin për programin e këmbimit


Simboli i programit FLEX për vitin e kaluar kur u shënua 20 vjetori i aktivitetit
Simboli i programit FLEX për vitin e kaluar kur u shënua 20 vjetori i aktivitetit

Ombudspersoni për mbrojtjen e fëmijëve në Rusi, Pavel Astakhov, thotë se një çift homoseksual amerikan ka siguruar kujdestari për një student rus, i cili në Shtetet e Bashkuara ishte në kuadër të programit të këmbimit.

Zoti Astakhov tha se incidenti i dyshuar nuk ishte arsye për vendimin e Rusisë për ndërprerjen e programit të këmbimit të njohur me shkurtesën FLEX, i cili ka zgjatur tash e 21 vjet, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Në rrjetin Twitter, Astkakvo ka shkruar sot se pala amerikane e ka shkelur marrëveshjen për kthimin e stedentëve rusë në vendin e tyre, nëse “i riu rus mbetet më gjatë në Shtetet e Bashkuara”.

Më vonë ai ka deklaruar se “çifti homoseksual amerikan” në mënyrë ilegale e ka siguruar “kujdestarinë” ndaj një djaloshi, nëna e të cilit është në Rusi.

Dje, ambasadori ameriakn në Moskë, John Tefft, ka shprehur keqardhje për vendimin e Rusisë për tërheqje nga ky program për vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG