Ndërlidhjet

Gjeorgji: Kryeministri dëshiron anëtarësim në NATO dhe BE


Irakli Garibashvili
Irakli Garibashvili

Kryeministri i Gjeogjisë, Irakli Garibashvili, e ka përsëritur dëshirën për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit, ai theksoi se “plani kryesor aksional” i Gjeorgjisë është implementimi i Marrëveshjes për Asocim me BE-në, të cilin Gjeorgjia e ka nënshkruar në muajin qershor.

Garibashvili, po ashtu, tha se qëllim madhor i Gjeorgjisë është unifikimi i “atdheut tonë të përbashkët nëpërmjet pajtimit me vëllezërit tanë në Abhazi dhe Oseti”.

Ky fjalim u mbajt në dyvjetorin e fitores së koalicionit të tij, Ëndrra Gjeorgjiane, kundër partisë, Lëvizja e Unitetit Kombëtar, e ish-presidentit, Mikheil Saakashvili.

Por, lideri i pakicës parlamentare në Gjeorgji, Zurab Japaridze, nga Lëvizja e Unitetit Kombëtar, u tha sot reporterëve në Tbilisi se koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane ka dështuar t’i realizoj premtimet e veta gjatë dy viteve të fundit.

“Buxheti kombëtar nuk është plotësuar për vitin e dytë, papunësia është në nivel kritik, ndërsa shkalla e krimit po përkeqësohet”, tha Japaridze.

XS
SM
MD
LG