Ndërlidhjet

Gjuriq: Serbia i kthehet pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot se Serbia i është kthyer integrimit dhe pjesëmarrjes së bashkësisë serbe në punën e institucioneve të Kosovës, ka njoftuar kjo zyrë.

Në mbledhjen me përfaqësuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Ballkanin Perëndimor, Gerard Studman, dhe shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard, Gjuriq tha se Serbia i është kthyer dialogut dhe zbabtimit të marrëveshjes, qëllim i së cilës është bashkëjetesa normale e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe për rëndësinë e formimit të Bashkësisë së Komunave serbe.

“Gjuriq ka theksuar se qeveria e Serbisë e vlerëson tejet lartë kontributin e misionit të OSBE-së në Kosovë, në vendosjen dhe normalizimin e raporteve dhe të jetës së përditshme” në Kosovë, theksohet në njoftim.

XS
SM
MD
LG