Ndërlidhjet

Haxhi për 1.4 milion mysliman


Haxhi, në Mekë
Haxhi, në Mekë

Pelegrinë nga 160 vende të botës, nisin sot rrugën për në Mekë, duke e kaluar Luginën Mina, dikush me tren e dikush edhe në këmbë, në mënyrë që të fillojnë pelegrinazhin vjetor të haxhit.

Në Luginën Mina të Arabisë Saudite, pelegrinët do të luten dhe më pas do të pushojnë para se të nisën për në malin Arafat më 4 tetor për kulmin e ritualeve për haxhi.

Haxhi, është një nga pesë shtyllat e Islamit, që çdo mysliman i aftë duhet të kryejë të paktën një herë në jetën e tyre.

Ndryshe këtë vit, në botë janë rritur masat e sigurisë, për shkak të shqetësimeve rreth terrorizmit, sidomos pas ngritjes së grupit të Shtetit islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG