Ndërlidhjet

Vritet një punëtor i Kryqit të Kuq në Ukrainë


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

Një punonjës i Kryqit të Kuq është vrarë në lindje të Ukrainës.

Ai ka vdekur si pasojë e rënies së predhave pranë zyrës së organizatës në Donjeck.

Kryqi i Kuq ka thënë se viktima është Laurent DuPasquier, shtetas zviceran.

Drejtori i operacioneve të organizatës me seli në Gjenevë, Dominik Stillhart, ka dënuar incidentin, duke thënë se “bombardimet pa dallim të zonave të banuara janë të papranueshme dhe shkelin ligjin humanitar ndërkombëtar”.

Forcat qeveritare dhe rebelët pro-rusë kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmet me morataja.

XS
SM
MD
LG