Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Hong Kong


Hong Kong
Hong Kong

Protestat pro-demokracisë në Hong Kong kanë hyrë sot në ditën e gjashtë.

Udhëheqësi i territorit kinez, Leun Chun-ying, ka thënë se ka emëruar një zyrtar për të negociuar me studentët protestues në emer të qeverisë.

Njoftimi është bërë disa minuta para se të kalonte afati që protestuesit i kanë dhënë qeverisë, për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Protestuesit kërkojnë nga Pekini që t’iu lejojë nominime të hapura për zgjedhjet në Hong Kong më 2017.

Tash për tash, autoritetet kineze kanë thënë se do të caktojnë ato kandidatët.

XS
SM
MD
LG