Ndërlidhjet

JP Morgan: Ekspozohen miliona adresa


Nju Jork
Nju Jork

Kompania e investimeve JP Morgan Chase në Shtetet e Bashkuara ka thënë se të dhënat, përfshirë adresat, e rreth 76 milionë familjeve, plus shtatë milionë bizneseve të vogla, janë ekspozuar, pasi sistemet kompjuterike të firmës janë sulmuar nga hakerët.

Kompania, megjithatë, ka thënë se “nuk ka prova se informacionet e konsumatorëve të prekur – numrat e llogarisë, fjalëkalimet, ditëlindjet dhe numrat socialë – janë komprometuar gjatë sulmit”.

Me 83 milionë konsumatorë të prekur, ky është njëri nga sulmet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë.

XS
SM
MD
LG