Ndërlidhjet

Rusia “vazhdon të armatosë” separatistët


Ndihmëssekretarja e Deparatamentit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.
Ndihmëssekretarja e Deparatamentit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se vazhdon të armatosë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, edhe pas armëpushimit të arritur më 5 shtator.

“Rusia vazhdon të furnizojë separatistët me armë”, ka thënë ndihmëssekretarja e Deparatamentit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.

Rusia, vazhdimisht, ka mohuar se armatos rebelët.

Armëpushimi është ende zyrtarisht në fuqi, pavarësisht luftimeve vdekjeprurëse që kanë ndodhur ditëve të fundit në Donjeck.

XS
SM
MD
LG