Ndërlidhjet

Serbi: Masa kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja


Beograd
Beograd

Kryetari i Këshillit për Kontrollin e Sigurisë në Serbi, Momir Stojanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë, që për çfarëdo arsyesh luftojnë në konflikte të huaja, të kthehen në Serbi.

Ai ka paralajmëruar dënime të rënda për qytetarët e tillë.

“Ligji bën klasifikime – për pjesëmarrje individuale parashikohet dënimi prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet burgim; nëse pjesëmarrja është organizuar në mënyrë grupore, dënimi do të jetë nga një deri në tetë vjet dhe nëse një organizatë nxit, organizon dhe inkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra jashtë vendit, dënimi do të jetë nga një deri në dhjetë vjet burg”, ka thënë Stojanoviq për mediat serbe.

“Kuvendi do të diskutojë javën e ardhshme për këto ndryshime”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG