Ndërlidhjet

Turqia “do të mbrojë” strehën kurde në Siri


Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se vendi i tij do të bëjë më të mirën e mundshme për të ndaluar militantët e Shtetit Islamik nga uzurpimi i qytetit Kobani, strehë kurde në Siri.

“Ne nuk do të donim që Kobani të bie. Do të bëjmë gjithçka të mundur për të parandaluar një gjë të tillë”, ka thënë Davutoglu.

Ai i ka bërë këto komente disa orë pasi Parlamenti turk ka miratuar një mocion, që i lejon qeverisë të kryejë operacione ushtarake brenda Irakut dhe Sirisë.

Ligjvënësit po ashtu i kanë dhënë qeverisë kompetenca për të lejuar forcat e koalicionit ndërkombëtar që të kryejnë operacione të ngjashme nga territori turk.

Qyteti Kobani ndodhet në kufi me Turqinë. Turqia tashmë strehon mbi 160,000 refugjatë nga kjo zonë.

XS
SM
MD
LG