Ndërlidhjet

Yanukovych merr shtetësinë ruse


Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Një zyrtar i Ukrainës ka thënë se ish-presidenti Viktor Yanukovych ka marrë shtetësinë ruse.

Ndihmësi i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Anton Herashchenko, ka shkruar në Facebook se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një “dekret sekret” që i garanton shtetësinë ruse Yanukovychit, ish-kryeministrit Mykola Azarov, ish-prokurorit të përgjithshëm, Viktor Pshonka, dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Ukraina ka nisur hetime kriminale kundër tre ish-zyrtarëve, duke i akuzuar ata për vrasje të protestuesve të paarmatosur.

Të tre ata kanë lënë Ukrainën në vazhdën e protestave kundër qeverisë në fund të shkurtit.

XS
SM
MD
LG