Ndërlidhjet

Rënie rekorde e papunësisë në SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka hapur 248,000 vende të reja pune në muajin shtator.

Departamenti i Punës në SHBA ka bërë të ditur se papunësia ka rënë në 5.9 për qind, nga 6.1 sa ka qenë në muajin gusht.

Kjo është norma më e ulët e papunësisë në SHBA në gjashtë vjetët e fundit.

Në fillim të këtij viti, kjo normë ka qenë 6.6 për qind.

Shifrat e vendeve të reja të punës shihen si matës i rëndësishëm i rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane dhe mund të forcojnë shpresat për një rritje të mëhershme të normave të interesit në SHBA.

XS
SM
MD
LG