Ndërlidhjet

Rusia, shfaq interesim për armëpushimin në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një bisedë me Sekretarin amerikan, John Kerry ka folur për ‘nevojën’ e vazhdimit të armëpushimit në Ukrainën lindore.

Lavrov dhe Kerry, kanë folur për këtë çështje, sot, gjatë një bisede telefonike.

Thuhet se ishte ministri Lavrov, ai që bëri thirrjen, për të folur për marrëveshjen për armëpushim të nënshkruar më 5 shtator në Minsk, si dhe për t’i dhënë fund granatimeve në zonat e banuara të Donetskut, e cila është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Shumë civilë kanë gjetur vdekjen, si pasojë e këtij konflikti, përreth Donetskut, në javët e fundit, përfshirë edhe vrasja e një ditë më parë e punëtorit të Kryqit të Kuq.

Qeveria e Ukrainës dhe separatistët po fajësojnë njëri tjetrin për vrasjen e punëtorit të Kryqit të Kuq.

Rusia, thotë se ishte qeveria ukrainase ajo që ka vrarë atë.

Ndryshe, separatisët pro-rusë, po vazhdojnë me ofenzivën e tyre, në përpjekje për të zaptuar aeroportin e Donetskut.

XS
SM
MD
LG