Ndërlidhjet

Rusia kërkon tribunal ndërkombëtar për krimet në Ukrainë


Kryetari Kuvendit rus, Sergei Naryshkin
Kryetari Kuvendit rus, Sergei Naryshkin

Kryetari i Parlamentit rus, Sergei Naryshkin i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), se ‘krime kundër njerëzimit’, janë bërë në Ukrainë, dhe se vepruesit e tyre duhet të gjykohen nga një tribunal ndërkombëtar.

Naryshkin, i ka bërë këto komente,sot, në Gjenevë, në Parlamentin e Asamblesë së OSBE-së.

Sipas tij, Rusia insiston se një Tribunal Ndërkombëtar do t’i hetojë siq i quan ai ‘ varresat masive’ të njerëzve që janë ‘torturuar brutalisht dhe vrarë’ në lindje të Ukrainës në regjionin e Donjeskut.

Sipas mediave ruse, një ‘ekspert i OSBE-së’, ka konfirmuar se ekzistojnë dy varreza masive me më shumë se 400 trupa afër Donjeskut.

Por, zyrtarë të OSBE-së, kanë thënë se, personi i cili ka folur për ekzistimin e varrezave të tilla, Einars Graudins, nuk është pjesëtar i OSBE-së dhe as që ka ndonjë lidhje me këtë organizatë.

Varrezat masive, që Graudins i ka komentuar, nuk janë konfirmuar.

XS
SM
MD
LG