Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vrarëve arriti në 6 vetë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan

Nga një bombë që ka eksploduar në një stacion të autobusëve në pjesën veriperëndimore të trazuar të Pakistanit, janë vrarë s paku 6 vetë dhe plagosur 18 të tjerë.

Policia tha se sulmi në qytetin Kohat është kryer sot.

Nga ana tjetër, nga Pakistani sot ka arritur lajmi për vrasjen e anëtarit të këshilli pajtues, Ashraf Khan, nga sulmues të panjohur në qarkun Svat. Dy truprojet e tij janë plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, të cilat kanë ndodhur në periudhën kur ushtria e Pakistanit po e zhvilloh ofensivën disamuajshe kundër talibanëve pakistanezë dhe militantëve të tjerë në rajonin fisnor, Vaziristani Verior.

XS
SM
MD
LG