Ndërlidhjet

Letoni: Koalicioni qeverisës fitoi, por partia ruse doli e fuqishme


Njerëzit duke pritur për votime në kryeqytetin Riga në Letoni
Njerëzit duke pritur për votime në kryeqytetin Riga në Letoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Letoni ka shpallur se koalicioni qeverisë i qendrës së djathtë e ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare në këtë vend.

Koalicioni i kryeministres, Laimdota Straujuma, që përbëhet nga Partia e Unitetit, Unioni i të Gjelbërve dhe Fermerëve dhe Aleanca Kombëtare, i ka fituar afro 58% të votave, tha sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi i ka numëruar 95% të fletëvotimeve.

Por, partia që ka marrë më së shumti vota ishte ajo opozitare me emrin Harmonia, me 23% të votave.

Mbështetjen më të madhe kjo parti e ka marrë nga pakica ruse në Letoni. Në këtë vend, minoriteti rus përbënë afro 25% të popullatës prej 2 milionë njerëzve.

Qeveria e kryeministres Straujuma ishte njëra nga qeveritë që më së shumti i ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja në votimet e djeshme ishte 59%.

XS
SM
MD
LG