Ndërlidhjet

Pakësohen protestat në Hong Kong


Ilustrim
Ilustrim

Nëpunësit civilë të Hong Kongut, sot, janë kthyer në punë, pasi që protestuesit masiv pro-demokracisë, që zënë pjesën më të madhe të qendrës së qytetit për disa javë, janë pakësuar.

Edhe pse, qindra prej tyre vazhdojnë të mbesin aty, në kampet që kanë ngritur në rrugë, ndonëse qeveria u ka d hënë një afat për tu larguar paqësisht.

Protestuesit kanë thënë se ata kanë marrë hapa, për fillimin e bisedimeve me qeverinë, ku do të flasin për më shumë reforma politike, por ende nuk kanë nisur takimet.

Aktivistët, janë të inatosur më planet e Kinës, të cilët kanë marrë vendim që ata të përzgjedhin kandidatët për zgjedhjet e vitit 2017.

Protestuesit, po kërkojnë që qeveria kineze, të lejojë zgjedhje të lira e demokratike në vendin e tyre.

XS
SM
MD
LG