Ndërlidhjet

Përleshje Indi-Pakistan: 9 të vdekur


Kashmir
Kashmir

Nëntë civilë kanë vdekur, nga sulmet mes Pakistanit dhe forcave indiane, të cilët kanë gjuajtur me armë zjarri njëri tjetrin, nëpërmes kufirit, në regjionin e kontestuar të Kashmirit.

Shantmanu, zyrtar indian, ka thënë se qindra fshatarë nga pjesa indiane kanë nisur të largohen sot nga shtëpitë e tyre.

Të dyja palët, akuzojnë njëra tjetrën për nisjen e sulmeve, duke e arsyetuar vehten se vetëm po mbroheshin.

India dhe Pakisanit, secila ka kontrolluar një pjesë të Kashmirit, nga viti 1947, pasi të dy pretendojnë se ai territor u takon atyre.

Zyrtari Shantmanu, i cili e përdor vetëm një emër, thotë se fshatarët po dërgohen në qendra mbrojtëse afër qeverisë. Ai ka shtuar se 35 njerëz nga pjesa e Indisë janë lënduar, por njëjtë kanë thënë edhe ushtria pakistaneze për njerëzit e tyre.

XS
SM
MD
LG