Gazeta kombëtare, thotë se Irani ka liruar me kusht nga burgu, korrespodenten Yeganeh Salehi, kurse burrin e saj, Jason Rezaian, korrespodent i Washington Post, vazhdojnë ta mbajnë në paraburgim.
Gazeta kryesore në Abu Dhabi, ka cituar Ali Rezaian, vëllaun e Jason, ku thotë se të dy burrë e grua janë mirë me shëndet, ndërsa ka treguar se Salehi, është lejuar që të vizitojë burrin e saj. Jason Rezaian 38 vjeç, ka nënshtetësi iraniane dhe amerikane.
Të dy janë burgosur, bashkë me dy gazetarë të tjerë më 22 qershor.
Zyrtarë iranian, nuk kanë treguar arsyen e burgosjes së gazetarëve, ata nuk kanë komentuar as për arsyen e lirimit të gruas së Jason.