Ndërlidhjet

Amerikani dhe dy norvegjez, marrin çmimin Nobel në mjekësi


Salla e mbajtjes së ceremonisë së çmimit Nobel në Suedi.
Salla e mbajtjes së ceremonisë së çmimit Nobel në Suedi.

Komiteti i Nobel-it për Mjekësi në Institutin Karlonska në Suedi, u ka dhënë çmimin Nobel 2014, tre shkencëtarëve: Amerikano-britanikut John O'Keefe dhe çiftit norvegjez, May-Britt Moser dhe Edvard Moser.

Të tre shkencëtarët, kanë ndihmuar që të shpjegojnë se si truri krijon ‘një hartë të hapësirës që na rrethon ne, dhe se si ne mund të lundrojmë rrugën tonë përmes një mjedisi kompleks’.

Instituti Karolinska, ka thënë se shkencëtarët ‘kanë zbuluar një problem me të cilin janë preokupuar filozofë dhe shkencëtarë me shekuj të tërë’.

Çmimi Nobel për mjekësi prej 1.1 milion dollarëve, jepet çdo vit.

Këtë vit, të nominuar për çmimet Nobel, kanë qenë 278 persona.

XS
SM
MD
LG