Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHBA: Shqetësim për menaxhimin e fondit nga ana e OKB-së në Afganistan


Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shqetësim lidhur me administrimin e fondit nga ana e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, me të cilin paguhet Policia Kombëtare e Afganistanit.

Në dy letra të publikuara nga Inspektori i përgjithshëm special për rekonstruktim në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë treguar parregullësi në fond.

Në këto parregullësi përfshihet shmangia e 23.8 milionë dollarëve, si pasojë e “uljes së pensionit”, pastaj zbritje të dyshuara në rrogat e Policisë Kombëtare të Afganisanit, dëshmi për vjedhje dhe pagesa për “punëtorë fantazma”, të cilët ndoshta nuk kanë pasur nevojë të paraqiten në punë.

Shtetet e Bashkuara dhe donatorët e tjerë në këtë fond kanë kontribuar me 3.17 miliardë dollarë, prej vitit 2002.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara është përgjegjur me një letër, duke thënë se kjo çështje nuk ishte përgjegjësi e saj dhe shqetësimet i ka drejtuar kah qeveria e Afganistanit, dhe për këtë çështje e ka formuar një grup punues për hetime.

XS
SM
MD
LG