Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë takimit të sotëm me zyrtaren e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, tha se nuk mund të ketë paqe në rajonin lindor Donbas në Ukrainë, pa ripërtritjen e kotrollit në kufirin me Rusinë.
Ai ka shprehur nevojën që kufitarët ukrainas të lejohen të kthehen në të gjitha hapësirat përgjatë kufirit me Rusinë.
“Pa e ripërtrirë kontrollin ukrainas të kufirit, është e pamundshme të arrihet zgjidhja paqësore”, i tha Poroshenko zonjës Nuland.
Victoria Nuland ka theksuar se “shpresojmë se ju e ndjeni njohjen tonë për kurajon e juaj personale në qëndrimin për paqe, për suksesin tuaj në ndaljen e luftës”.